603 intelektualë të Republikës së Kosovës kanë nënshkruar peticionin kundër ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.
Hakif Bajrami, historian dhe përfaqësues i intelektualëve, bëri prezantimin e këtij peticioni drejtuar shtetit francez.
Ai shpreson se do të lirohet Ramush Haradinaj, por që shpreh skepticizmin e tij për shkak të ndikimit të shërbimeve evropiane, por edhe të brendshme që sipas tij, nuk mund ta shohin Ramush Haradinaj të lirë.
Bajrami: Shpresojmë që mbas një javë Ramushi të shpallet i lirë
“Shpresojmë që mbas një javë ditësh Ramush Haradinaj të shpallet se është i lirë edhe pse si historian shumë dyshoj se shumë agjentura evropiane, e ato serbe e ruse po se po, por edhe janë të këtuhit disa këtu që nuk mund ta shohin Ramushin, se Ramushi është njëri i popullit, njëri i punës, njëri i djersës, njëri i sakrificës, njëri që e donë kombin e vetë, e donë atdheun e vetë. E kur e donë njeriu kombin e vetë dhe atdheun e vetë, ai ka kredit që t’i ndihmoj edhe njerëzimit”, tha ai.
Bajrami tha se 603 intelektualët nënshkrues të këtij peticioni nuk po kërkojnë asnjë privilegj, vetëm po kërkojnë drejtësi për Ramush Haradinaj. Sipas tij, ky peticion i nënshkruar do t’i dorëzohet sot Ambasadës së Francës në Prishtinë.
Bajrami: Po kërkojmë vetëm drejtësi për Ramush Haradinaj
“Drejtuar ligjësisë franceze, ndërgjegjes njerëzore, por edhe mbarë civilizimit, ne si popull që kurrë nuk kemi shkelë në toka të huaja, gati që 5 shekuj po na kalon historia duke u ankuar. Ne jemi tubuar, këtu para veti kemi një peticion të nënshkruar nga 603 intelektual të njohur të Republikës së Kosovës dhe të gjitha viseve shqiptare. Ne nuk kërkojmë kurrfarë privilegji, po kërkojmë drejtësi për Ramush Haradinaj, drejtësi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila i tregoj mbarë njerëzimit se si bëhet lufta e drejtë, si bëhet lufta atdhetare për liri, pavarësi, se si respektohet tradita”, tha ai.
Ai bëri të ditur se para hetuesve të Tribunalit të Hagës ka dhënë mendimin e tij si historian për Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn, por që ai thotë se në asnjë rast, në asnjë dokument nuk ka pasur prova se ushtria e Kosovës ka bërë krime mbi civilë.
Bajrami: Në asnjë dokument nuk ka argument se ushtria ka bërë krime civile
“Kam pasur rastin që para hetuesve të Tribunalit të Hagës të jap mendimin tim si historian për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, në asnjë rast, në asnjë dokument, në asnjë argument nuk ka pasur prova se ushtria e Adem Demaçit dhe e Adem Jasharit ka bërë krime mbi civilë, mbi plakat, mbi pleqtë, mbi njerëzit e pambrojtur”, tha ai.
Përfaqësuesi i intelektualëve tha se në emër të drejtësisë, në emër të luftës së drejtë e ftojnë drejtësinë franceze që ta jep fjalët e vet të merituar.
Ndërkohë që me 27 prill pritet që gjykata në Colmar të marrë vendimin mbi çështjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit është ndaluar me 4 janar nga autoritetet franceze me një flet arrest të Serbisë.
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës