Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses Kursi “Trajno Trajnerët” për Instruktor të Zbulimit nga Ekipi Trajnues Britanik dhe dy Instruktor të FSK-së.
FSK njofton se Komandanti i KDS-se Gjeneral Dreshaj gjatë ceremonisë falënderoi Komandantin e trupave të Regjimentit të Dragonjve të Lehtë (RDL) Nënkolonelin Jon Harris për mbështetjen, trajnimin dhe përgatitjen e Instruktorëve të Njësive të FSK-së.
Kursi për Zbulim është një nder kurset më sfiduesi në Ushtrinë Britanike, andaj pjesëtaret e FSK-së, treguan, qëndrueshmëri, fuqi fizike dhe psikike dhe pune ekipore për t’u Certifikuar Instruktor Zbulimi.
“Rritja e Kapaciteteve dhe zhvillimi i aftësive profesionale nga partnerët po e bën FSK-në të qëndrueshme dhe të gatshme në përmbushje të misionit dhe detyrave”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja./Arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...