Google ADS

Instruktorë nga Turqia trajnojnë ushtarët e FSK-së

11:49 | 29 Prill 2024
A Z

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turk kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se këto trajnime kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turk kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

Tutje thuhet se partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së është e vazhdueshme.

“Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpërdrejt në ndërveprueshmërinë me partnerët, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale”, vazhdon njoftimi.

Të ngjashme