Kuvendi Anëtarëve të Institutit EPIK mbajti mbledhje të jashtëzakonshme në kuadër të vazhdimësisë së Ministres së Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha për të sulmuar organizata e pavarura të shoqërisë civile në përgjithësi, dhe Drejtorin Ekzekutiv të Instituti EPIK, Demush Shasha në veçanti.
Instituti EPIK shpreh shqetësim të thellë për diskursin e këtillë të pa precedent në Qeveri nga ana e Ministres së Integrimit Evropian. Instituti EPIK vlerëson këtë si një precedent të rrezikshëm për zhvillimin e debatit të hapur dhe konstruktiv në shoqërinë tonë.
T”ë qenurit Ministër i Integrimit Evropian do të duhej të ishte nder dhe privilegj i lartë shtetëror pasi që figura e Ministrit të Integrimit Evropian do të duhej përfaqësonte përcaktimin e Republikes së Kosovës për të qenurit pjesë e familjes Evropiane.”
“Në këtë drejtim, Ministri i Integrimit Evropian duhet të vendos standardet më të lartë të shërbimit publik dhe profesionalizmit, dhe në asnjë formë nuk duhet të manipuloj publikun me pa të vërteta në procesin integrues të vendit”, thekson EPIK.
Në këtë kontekst, Kuvendi i Anëtarëve e fton Ministren e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, për reflektim mbi peshën e detyrës së Ministrit të Integrimit të Evropian. Ministrja duhet të ndal deklaratat e pa baza dhe joprofesionale publike dhe duhet të reflektoj unitetin e qytetarëve të Kosovës për procesin e integrimit Evropian, bazuar në vlerat më të larta profesionale.
Lidhur me zhvillimet e fundit rreth humbjes së fondeve të BE-së, Instituti EPIK ka publikuar studimin rreth humbjes së 43.4 milion EURO. Sot, Instituti EPIK sqaron në mënyre të detajuar humbjen e 43.4 milion EURO nga Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA).
Si humbën 43.4 milion euro
Më 20 gusht 2014, Komisioni Evropian mori vendim C(2014)5772 për miratimin e Strategjisë Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën. Strategjia alokoj Kosovës shumë financiare prej 645.5 milion EURO.
Më 10 gusht 2018, Komisioni Evropian mori vendimin C(2018)5031 për rishikimin e Strategjisë Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën. Me buxhetin e rishikuar, shuam financiare e alokuar Kosovës ka rënë në 602.10 milion EURO, duka shkaktuar humbje Kosovës në vlerë prej 43.4 milion EURO.
Për të dëshmuar këtë, gjeni bashkangjitur aneksin e Strategjisë Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën, gusht 2014, si dhe Strategjinë e rishikuar Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën, gusht 2018.
Për qëllim transparencës, Instituti EPIK fton të gjithë të interesuarit të shikojnë linkun e dy dokumenteve zyrtare të Komisioni Evropian:
1. Strategjia Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën, gusht 2014, (shif fq 37) – linku: https://cdn5-eeas.fpfis.tech.ec.europa.eu/cdn/farfuture/eoPXEgXAn_NMU0BhWkHqt2JwXCIg0VnCbuvK-gxCtHk/mtime:1531140634/sites/eeas/files/indicative_strategy.pdf
2. Strategjia e rishikuar Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën, gusht 2018, (shif fq 52) – linku: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20180817-revised-indicative-strategy-paper-2014-2020-for-kosovo.pdf
Në fund, Kuvendi i Anëtarëve të Instituti EPIK pret prej Ministres së Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, të kontribuoj në mënyre profesionale dhe konstruktive në raport me komunikimin e zhvillimeve të procesit të integrimit Evropian, me qëllim të krijimit të konsensusit të nevojshëm publik për avancimin e procesit të integrimit Evropian, duke evituar plasimin e të pavërtetave para opinionit publik dhe përfaqësuesve te popullit.
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...