Instituti për Liri dhe Drejtësi, gjatë ditës së djeshme ua ka dërguar dy shkresa drejtuesve të BQK, MFT dhe MEPTINIS.
Përveç shkresës zyrtare, dy Ministrive po ashtu u kemi ofruar mbështetje për të nxitur komunikimin dhe bashkëpunimin për shkëmbim përvojash me kontaktet tona profesionale në Kongresin Amerikan.
Sipas “ILD”, institucionet tona mund të themelojnë Fond Garantues për të siguruar likuiditetin në treg, dhe po ashtu lehtësisht mund të injektojnë 2.4 miliardë Euro në ekonomi duke e rritur nivelin e borxhit publik nga 17.5% në vetëm 50%, që prap do të ishte normë më e ulët e borxhit publik se e Shqipërisë e vendeve tjera të rajonit. Megjithatë, këto masa duhet të merren urgjentisht duke pasur parasysh gjendjen alarmante në të cilën është ekonomia, e në veçanti sektori ynë privat i cili qëndron në prag të kolapsit, thuhet në njoftimin e saj, transmeton arbresh.info.
Po ashtu në njoftim thuhet se, për të ardhur deri tek konstatimet, ILD ka kryer matje të opinionit publik, ka organizuar debat publik elektronik në dy forume, ka grumbulluar komentet e një numri të qytetarëve dhe bizneseve të prekura, dhe palët e përfshira me shumicë votash kanë kërkuar nga Instituti që të dërgohen këto shkresa në mbrojtje të tregut të lirë, likuiditetit e stabilitetit ekonomik, dhe ruajtjes së ekuilibrit mes sektorëve. Ne kemi analizuar situatën aktuale dhe shembujt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në veçanti në aspektin e sigurimit të likuiditetit dhe injektimit të parasë në ekonomi me anë të pagesave direkte tek qytetarët dhe kredive emergjente për bizneset.
Instituti për Liri dhe Drejtësi është nismë e pavarur jo-profitabile e cila ka për qëllim avancimin e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë në Kosovë. Duke mësuar nga përvojat Amerikane, ILD synon të veprojë si urë lidhëse mes qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve, të udhëzojë institucionet dhe grupet e interesit për të qenë më të hapur dhe përgjegjës ndaj qytetarëve dhe bizneseve, dhe të motivojë qytetarët dhe bizneset për t’u angazhuar në proceset politike.
Në fund, njofton se besojnë në idetë republikane dhe në një Republikë të fuqishme dhe të zhvilluar të Kosovës, bazuar në shembujt dhe mësimet e nxjerra nga lidershipi historik i Presidentit Ronald Reagan. ILD beson në liri, drejtësi dhe demokraci, si parakushte për zhvillimin e natyrshëm dhe pozitiv të shoqërisë, ekonomisë dhe kulturës./arbresh.info
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...