Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një komunikate për media ka jep disa rekomandime pas vërshimeve në vendin tonë.
Sipas tyre, vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papërpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit (largimit të ujërave të zeza), kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.
Kur kësaj situate i shtohen edhe vërshimet nga prrojet dhe lumenjtë ku shtretërit e tyre janë deformuar, pas reshjeve ato fryhen dhe depërtojnë në mjediset e banuara. Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatur me mbeturina dhe qesin në sipërfaqe materie fekale.
Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Për shkak të reshjeve atmosferike dhe shkrirjes së borës, disa rajone të Kosovës dhe rajoni i Prishtinës janë përfshirë me vërshime, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto rekomandime:
1.Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara.
2.Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit.
3.Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit ne 100 grade Celsius se paku 10 min.
4.Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin.
5.Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës National Institute of Public Health of Kosova.
6.Ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materje fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara. Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...