Sot publikohet raporti “Planifikimi i dobët i ndërmarrjeve publike në Kosovë”
Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, mban konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet e raportit tematik “Planifikimi i dobët i ndërmarrjeve publike në Kosovë.”
Në Kosovë, ndërmarrjet publike përballen me një sërë sfidash të rëndësishme që kanë ndikim në performancën e tyre. Shumë ndërmarrje nuk kanë arritur të zhvillojnë planifikime afatgjata të qëndrueshme, politika korporative të qarta apo planifikim të duhur të nevojës për investime kapitale.
“Sa prej këtyre ndërmarrjeve kanë arritur të raportojnë për objektivat strategjike të hartuara në planet e tyre biznesore? Sa prej këtyre objektivave i kanë realizuar? A ka pasur devijim në realizim nga planifikmet e përfshira në planet e bizneseve gjatë vitit 2022?”, njofton GAP./rtk
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...