Instituti GAP ka prezantuar të gjeturat e raportit “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave”, me ç’rast u tha se vetëm në vitin 2019 dhe 2020, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht departamenti i Thesarit ka ekzekutuar 18 milionë euro nga buxhetet e komunave të cilat para u janë dedikuar palëve të jashtme të cilët janë ankimuar në raport me komunat.
Bekim Salihu, nga Instituti GAP, ka thënë se vlera e obligimeve të papaguara ka shënuar rritje nga viti në vit.
“Në vitin 2016 kanë qenë gjithsej 15 milionë euro që janë faturat e papaguara që i kanë pasur komunat ndaj operatorëve privat, ndërsa në vitin 2020, kjo vlerë ka shkuar në 34 milionë euro. Edhe në rastin e obligimeve kontingjente edhe në rastin e obligimeve të papaguara, përmbaruesit dhe gjykatat nxjerrin vendime që pastaj ekzekutohen nga Ministria e financave, Punës dhe Trasnfereve, nëpërmjet Departamentit të Thesarit. Në vitin 2019 dhe 2020, MF përkatësisht departamenti i Thesarit ka ekzekutuar 18 milionë euro nga buxhetet e komunave të cilat para u janë dedikuar palëve të jashtme të cilët janë ankimuar në raport me komunat”, ka thënë Salihu.
“Përveç këtyre miliona euro, janë ekzekutuar edhe 2. 1 milionë euro si pasojë e shpenzimeve procedurale. Për vetëm 2 vite kanë paguar kosto në raporto me Gjykatat dhe përmbaruesit. Ka komuna që ka paguar më shumë shpenzime administrative sesa ka realizuar të hyra”, ka thënë tutje Salihu./EO/
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...