Google ADS

Instituti EPIK prezanton studimin për ndikimin dhe rëndësinë e WBIF-it

06:58 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Sot në hapësirat Shtëpisë së Evropës Instituti EPIK do jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “WBIF – storie e pa treguar e suksesit” në të cilën do të prezantoj studimin për ndikimin dhe rëndësinë e WBIF-it.

Hapjen e tryezës do ta bëjnë Ministri i Financave, Bedri Hamza, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, znj. Nataliya Apostolova dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

WBIF është instrument rajonal financiar që mbështet zgjerimin e BE-së dhe zhvillimin socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor duke ofruar financim dhe asistencë teknike për investime strategjike në fushën e energjisë, mjedisit, arsimit, shëndetësisë, transportit, zhvillimit të sektorit privat, dhe që nga dhjetori 2017, po ashtu në fushën e infrastrukturës digjitale.

Që nga viti 2014, WBIF ka qenë instrument kyç i zbatimi të agjendës së Berlinit – iniciativë e BE-së për avancimin e lidhjes infrastrukturore në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Portofolio momental i WBIF-it përbehet nga 162 projekte dhe 271 grante në vlerë prej €841.7 milion, me investim të vlerësuar në 16.6 miliardë euro për gjashtë sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social, transporti dhe zhvillimi i sektorit privat.

Në Kosovë, portofolio i WBIF-it përbehet nga 19 projekte dhe 31 grante në vlerë prej €110 milion, me investim të vlerësuar në €898 milion për katër sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social dhe transporti.

Investimet kyçe të WBIF-it në Kosovë janë: Projekti i Kogjenerimit në Prishtinë, Rehabilitim i Linjës X Hekurudhore; dhe Rehabilitimi I Rrjetit Ujësjellësit në Prishtinë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme