Gjasat për sulme të tjera të Serbisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit të armatosur paramilitar të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të territorit kosovar, mbeten ende të konsiderueshme, vlerëson instituti amerikan për studime të sigurisë “Robert Lansing (RLI)” në një analizë kushtuar zhvillimeve të fundit.
“Serbia duket e gatshme të nxisë konflikte të përhershme në rajon, duke shfrytëzuar jo vetëm grupet serbe brenda Kosovës, por edhe grupet e rreshtuara përkrah Rusisë. Përderisa një pushtim konvencional i Serbisë mund të mos jetë i pashmangshëm”, alarmon RLI-ja, në dritën e realiteteve të reja gjeopolitike në kontinent, posaçërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
Instituti konsderon se pavarësisht se NATO përforcoi praninë ushtarake në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë (KFOR), shteti serb vazhdon të përbëjë një kërcënim për Kosovën. Në analizë merret për referencë edhe thirrja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, drejtuar Perëndimit për zgjidhjen e konflikteve në rajon, përpara se Rusia të rindezë një zjarr të madh.
“Ekziston shqetësimi se Serbia po synon strategjikisht të krijojë një front të dytë për Perëndimin duke mbështetur përpjekjet për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Serbia jo vetëm që e mbështeti publikisht Rusinë, por edhe i shpalli të jashtëligjshme stërvitjet ushtarake ndërkombëtare në shkurt të vitit 2022, pas fillimit të luftës ruse kundër Ukrainës”, vlerëson RLI.
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...