Google ADS

Instituti Albanologjik i Prishtinës mban sot mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare

07:35 | 2 Korrik 2024
E.H

Instituti Albanologjik i Prishtinës sot do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare.

Sipas njoftimit për media, mbledhja pritet të filloj nga ora 10:00, përcjell Arbresh.info.

Kujtojmë se mëngjesin e 1 korrikut ka ndërruar jetë shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Lidhur me këtë rast, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur dy ditë zie në nderim të jetës dhe veprës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme