Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës u bë sot anëtari i 50-të i Rrjetit Evropian të Organeve të Barazisë (EQUINET).
Ky rrjet ka për mision promovimin e barazisë në Evropë, duke mbështetur dhe aftësuar organet e barazisë në punën e tyre, për të qenë të pavarur dhe efektiv në angazhimin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe trajtimi i pabarabartë.
Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari ka prezantuar sot para anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të EQUINET kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit për të qenë anëtar me të drejta të plota në Rrjetin Evropian të Organeve të Barazisë (EQUINET).
Me këtë rast, z.Jashari theksoi se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës funksionon në përputhje me Statutin e EQUINET dhe kriteret e paracaktuara dhe së këndejmi plotëson kushtet e kërkuara për të qenë anëtar, krahas institucioneve të tjera të barazisë, anëtare të këtij rrjeti.
Përkundër kundërshtimit formal nga ana e Serbisë, respektivisht notës së protestës nga ana e Komisionerit për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi, si dhe lobimit paraprak nga ana e tyre, me shumicë votash, anëtarët e EQUINET votuan për anëtarësimin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës në këtë rrjet.
Anëtarësimi i Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në Rrjetin Evropian të Organeve të Barazisë (EQUINET) është një sukses tjetër i radhës për këtë institucion dhe i shtohet listës së anëtarësimeve në strukturat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...