Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që në seancën e sotme ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021 të jepen vërejtje rreth votimit dhe të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore.
“Prandaj kërkojmë që sot në seancën për debat për miratim të buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit Qendror, ministrive përkatëse, Deputetëve/e te bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme”, thuhet në letrën e haur të zjarrfikësve dërguar institucioneve të vendit.
Letra e plotë:
Për: Kryeministrin e Republikës së Kosovës në detyrë, z. Avdullah Hoti
Ministrin e punëve të Brendshme ne detyrë, z. Agim Veliu
Ministren e financave ne detyrë, zj. Hykmete Bajrami
Kryetaren e kuvendit , Vjosa Osmani
Kryetarët e grupeve parlamentare ne Kuvend
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Komisionin për buxhet dhe transfere, z. Hekuran Murati
Nga : Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.
Lënda: Letër e Hapur Publike për Institucionet
Te nderuar përfaqësues te institucioneve Shtetërore;
Te nderuar përfaqësues te institucioneve Shtetërore;
Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i përket, organizimit, financimit dhe menaxhimit te shërbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit ne vend dhe në pamundësi që të komunikojmë ne formë tjetër, sepse nuk ishit ne gjendje të na pranoni ne takim qe se afërmi te kuptoni situatën e krijuar ne shërbimin e zjarrfikësve dhe njëkohësisht te bëni përpjekje qe kjo gjendje te tejkalohet, prandaj kemi vendosë qe edhe një here t’ju dërgojmë një letër publike për të shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet tona dhe lidhur mos gatishmërinë e institucioneve vendimmarrëse qe kjo gjendje te përmirësohet dhe te sigurohen kushte normale për punë.
Të nderuar përfaqësues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregullohet çështja e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, por e neglizhuat dhe heshtet ne mënyrë të pajustifikueshme vite me radhë nga secila Qeveri.
Ne Sindikata e zjarrfikësve vite me radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet qe ju behën kësaj kategorie te punësuarave dhe ju kemi drejtuar për ti zgjedhur problemet dhe për tu ndërprere shkeljet dhe diskriminimet, për të sigurua kushte për punë, për te ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rendësi shërbimit, kësaj radhe ju kemi drejtuar edhe një here që urgjentisht dhe kërkojmë nga ju, qe ketë herë mos te heshtni, por të ngritni zërin dhe të jeni në përkrahjen e Shërbimit të Zjarrfikësve, të drejtave te tyre të nëpërkëmbura vite me radhë, ti ndërpriteni shkeljet, diskriminimet, përbuzjet, denigrimet dhe çka jo tjetër, prandaj edhe një herë kërkojmë nga gjithë ju, ti kryeni obligimet dhe përgjegjësit institucionale dhe të angazhoheni që shqetësimet e zjarrfikësve për gjendjen e krijuar të jen edhe shqetësime tuaja.
Prandaj kërkojmë që sot në seancën per debat per miratim të buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit Qendror, ministrive përkatëse, Deputetëve/e te bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme.
Jemi duke përcjellë gjendjen rreth pasqyrave buxhetore dhe ndarjeve buxhetore dhe askund nuk shihet se Qeveria e Kosovës do te angazhohet qe ti kryej obligimet dhe të angazhohet qe Zjarrfikësit te trajtohen ashtu siç e meritojnë.
Vite me radhë institucioneve te vendit ju kemi drejtua për kërkesat minimale, mjete për kompensimin e ndërrimeve te natës, festave shtetërore dhe orëve jashtë orarit, të garantuara me ligjet ne fuqi, kërkesa te drejta, te cilat zjarrfikësit nuk i realizuan qe nga pas lufta dhe për habi askush nuk u interesua qe zjarrfikësve te ju krijohen kushte per pune dhe te drejtat legjitime qe ju takojnë. Te gjitha institucionet janë te njoftuar ne problemet e zjarrfikësve, qe zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale dhe kjo neglizhence ka irrituar dhe revoltuar ka shkaktuar pakënaqësi të shumta dhe zjarrfikësit, zjarrfikësit nuk janë ne gjendje qe ketë situatë ta përballojnë ne pa kufi, jemi ne gjendje qe për te shpëtuar jete te rrezikojmë edhe jetën tonë, por nuk jemi te gatshëm qe për shkak te neglizhencës dhe papërgjegjësive te institucioneve te jemi te rrezikuar, zjarrfikësit nuk kanë kushte minimale për punë, andaj veproni sa nuk është bere vonë, është momenti i fundit te reflektoni pozitivisht.
Shërbimi zjarrfikjes dhe shpëtimit meriton tretman tjetër, misioni i zjarrfikësve është shpëtimi i jetës së njeriut dhe te mirave materiale dhe kështu nuk e arsyeton qëllimin e themelimit.
Prandaj derisa te rregullohet çështja e ligjit te pagave dhe Statusit te zjarrfikësve nga qeveria kërkojmë qe te ndahet Buxhetit sipas kërkesave qe ju kemi Parashtrua te gjitha Qeverive pa përjashtim, qe nga viti 2010 qe 10 vite asnjë hap para vetëm përkeqësim te gjendjes dhe premtime bosh.
Zjarrfikësit qe nga viti 2102 janë pa vijë buxhetore, zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale, as me Ministri, e as me Komuna, askush nuk interesohet per ketë shërbim, ketë e kemi vërejt edhe ne situate pandemie, ku ishim shërbimi me i anashkaluar ne vend.
Kërkesat janë:
1- Që Koeficienti te nivelohet ne nivel vendi ne vlerë 6-të
2- Të nivelohet rrezikshmëria me Policinë e Kosoves,
3- Të fillon kompensimi i ndërrimeve të natës, festave, orëve jashtë orarit , festat shtetërore dhe fetare
4- Të sigurohen mjete për pajisje te cikat janë ne mungesë, pajisje edhe personale,
5- Të Kompensohen mjetet për shpenzime mjekësore për lëndime ne vendin e Punës
Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta ti kërkojmë ne forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfikësve në rrugë, por në shërbim te qytetareve, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do ti bartni ju, nëse Qeveria nuk siguron mjete për te kryer obligimet ligjore , zjarrfikësit do te protestojnë, zjarrfikësit e kanë humbur durimin.
Kryetari i Sindikatës së zjarrfikësve te Kosovës
Muharrem Beka
28.12.2020./arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’