Institucionet përgjegjëse po i bëjnë përgatitjet e duhura për furnizim me energji elektrike gjatë dimrit. Një nga to është edhe KEDS.
Zëdhënësi i kësaj korporate, Lulzim Krasniqi, tha se pritet të këtë furnizim të qëndrueshëm por kjo thotë se varet nga disa faktorë.
“Se a do të ketë furnizim të qëndrueshëm varen nga disa faktorë: prodhimi, sasia e konsumit dhe çmimi i energjisë në berza ndërkombëtare. Aktualisht kemi furnizim të qëndrueshëm dhe presim që të kemi furnizim të qëndrueshëm më energji elektrike”, tha Lulzim Krasniqi, zëdhënës në KEDS.
Sa i përket prodhimit, rëndësi e veçantë po u kushtohet remonteve.
Ndaj nga Korporata Energjetike e Kosovës, për RTK-në kanë bërë të ditur se me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve në njësitë prodhuese të të dy termocentraleve, KEK-u për çdo vit bën remontet e rregullta vjetore.
Megjithatë, thonë se asnjëherë nuk mund të përjashtohet fakti se njësitë gjeneruese janë të vjetruara dhe nuk garantojnë 100% operim të sigurt, që do të thotë se edhe mund të kemi ndonjë ndërprerje të prodhimit të ndonjë njësie të paplanifikuar por jo më gjatë se 72 orë.
Kurse nga Zyra e Rregullatorit për Energji thanë se tarifat e energjisë elektrike janë në fuqi nga 1 prilli 2023 deri në shqyrtimin e ardhshëm tarifor. Aktualisht thonë se nuk ka proces të filluar të shqyrtimit të tarifave.
Për energji elektrike rol të madh luan edhe efiçienca. Në lidhje më këtë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një tryeze diskutimi theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet efiçiencën e energjisë.
“Në vitin 2023, Qeveria bashkë me Fondin e Efiçencës për Energji, parashihet të zbatojnë në total 40 milionë euro investime. Për sektorin privat është dizajnuar vitin e kaluar skema për pajisje efiçiente në vlerë rreth 5 milionë euro, nga 6 milionëshi i ndarë diku janë mbështetur gati 10,000 mijë familje. Këtë vit në bashkëpunim me Fondin, Ministria ka dizajnuar skemën për investime në efiçiencë për shtëpi private dhe për pajisje efiçiente shtëpiake, sisteme solare termale,etj.”, ka thënë Rizvanolli.
Ajo gjithashtu tregoi se për herë të parë do të fillojnë edhe me skemën për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Masat pritet ta hapen gjatë këtij muaji. Sa i përket mbështetjes tutje edhe nga Ministria e Financave, mediumi publik nuk ka marrë përgjigje nga kjo e fundit.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...