Institucionet për udhëtime shpenzuan 6.1 milionë euro për gjashtë muaj

08:40 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti shpenzimet e udhëtimeve janë rritur për 27 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sivjet gjatë gjysmës së parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 6 milionë e 140 mijë euro, derisa gjatë gjysmës së parë të vitit paraprak 4 milionë e 850 mijë euro.

Hiç më pak se 6.1 milionë euro kanë shpenzuar institucionet e vendit për udhëtime zyrtare vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti e ku në raport me vitin paraprak ka një rritje prej 27 për qind.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti shpenzimet e udhëtimeve janë rritur për 27 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sivjet gjatë gjysmës së parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 6 milionë e 140 mijë euro, derisa gjatë gjysmës së parë të vitit paraprak 4 milionë e 850 mijë euro.

Në raportin e gjashtëmujorit të buxhetit të siguruar nga gazeta “Zëri” thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore shpenzimet për mallra dhe shërbime janë rritur për 12 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Gjatë kësaj periudhe kohore po ashtu janë rritur shpenzimet dukshëm prej 33 për qind edhe për shpenzime të telekomunikimit.

Sipas raportit gjashtëmujor të Ministrisë së Financave për këtë qëllim gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë shpenzuar 2 milionë e 770 mijë euro ose rreth 700 mijë euro më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme