Kryetari i komisionit qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj tha pas mbledhjes së sotme se janë të paknaqur me punën që është bërë deri me tani për gjetjen e personave të zhdukur.
“Nuk jemi të kënaqur me atë që ështe punuar dëri me tash se me vetë faktin që kemi ende mbi 1 mijë persona të zhdukur nuk jemi të kënaqur” tha Gjetaj duke shtuar se u mbetët si obligim dhe detyrë të vazhdohet dhe të gjinden rrugët për gjetjen e personave të zhdukur.
“Durimi dhe ankthi i familjarëve ka filluar të humb dhe ne nuk kemi me çfarë t’ju themi”, ka shtuar ai, shkruan arbresh.info.
Gjetaj ka bërë të ditur se tani janë në përgatitje të shënimit të Ditës së Personave të Zhdukur që do të mbahet me 30 gusht.
“Do të ndërtohen një monument në Prishtinë në shenjë ndërimi dhe kujteses se cfarë ka ndodhur”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i familjarëve të përsonave të pagjetur Bajram Qerkini tha se gjetja e personave të zhdukur nuk po meret seriozisht nga institucionet.
“Asnjë lokacion që ështe gjetur nuk është përfunduar siç duhet, vetëm është mbyllur. Nuk jemi sa duhet serioz, nuk jemi sa duhet këmbëngulës.Duhet të ndërprehen të gjitha lojrat me Serbinë. Na kemi këtu të gjitha, ambasadën, kemi fuqinë e botës dhe duhet përmes tyre tu bëjmë presion Serbisë për gjetjrn e vendndodhjes se eshtrave”, u shpreh Qerkini.
Në këtë takim u tha se gjatë tre mujotit të fundit janë zhvarrosur 9 trupa të personave për të cilët ende nuk ka rezultate të ADN-së./Arbresh.info.
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...