Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje publike qytetarëve që tu bashkohen atyre në luftën kundër koronavirusit, virus ky i cili është përhapur në të gjithë botën.
Në faqen zyrtare të kësaj Ministrie, janë publikuar disa nga këshillat dhe numri ku qytetarët që vërejnë se kanë simptoma të këtij virusi të lajmërohen në po këtë numër, shkruan portali arbresh.info
Por, por tu realizuar kjo thirrje kushton pasi që thirrja nuk është pa pagesë.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.
Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.
Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kujtojmë se, numri i të prekruve me këtë virus tani ka shkuar në 19. Të prekurit e fundit janë një cift nga Gjakova, që së fundi kanë ardhur nga Dussefdorfi i Gjermanisë. /arbresh.info/
.
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot