Para tri vitesh, saktësisht më 9 nëntor të vitit 2015, Kosova nuk kishte arritur të bëhej pjesë e UNESCO-s për mungesë të tri votave. Mundësia eventuale e Kosovës për anëtarësim në UNESCO do të jetë vetëm në vitin 2019, kur edhe pritet Konferenca e Përgjithshme e kësaj organizate.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, tha se për lobimin e Kosovës duhet koordinim ndërmjet institucioneve, por që nuk përmendi nëse do të aplikohet për anëtarësim vitin e ardhshëm dhe cili është plani për këtë çështje.
“Vazhdimisht po dalin disa shtete të cilat mund të ndikohen nga ndikimet qoftë në krahun rus apo edhe nga ndikimet materiale, mirëpo kjo nuk do ta ndalë apo nuk do hezitojnë që institucionet tona të angazhohen dhe në çdo rast që do të na u prezantohet nevoja për t’u anëtarësuar në UNESCO, që ta shfrytëzojmë sepse e shteti i Republikës së Kosovës mund të arrijë suksese vetëm në përpjekjen e saj të vazhdueshme për të qenë pjesë e UNESCO-s. Në këtë drejtim kërkohet angazhim i madh nga Qeveria e Kosovës, nga MPJ nga MKRS, duhet të jemi më kompakt ndaj kërkesave tona për anëtarësim”, tha Hoti për EkonomiaOnline.
Sipas Hotit anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është bërë një çështje problematike, pas angazhimit të Serbisë kundër Kosovës.
Por ai thotë se pas taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për shtetin serb, shteti fqinjë e ka marrë seriozisht Kosovën.
“Ju jeni dëshmitarë që anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është bërë një çështje me një problematikë që është duke u përballuar në raport me angazhimet e shteteve fqinje të Serbisë që është duke na shkaktuar probleme të jashtëzakonshme. Mendoj që Serbia për herë të parë pas taksës së Kosovës prej 100% e ka marrë seriozisht sjelljen e Kosovës si shtet, ky është vetëm fillimi, Serbia do kuptojë çdo ditë e më shumë se Kosova është një shtet shumë serioz”, tha ai.
Hoti, gjithashtu tha se UNESCO nuk është e vetëdijshme për rëndësinë e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
“Republika e Kosovës ka trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore, është një vend që ka lindur djepi i civilizimit botëror. Në UNESCO ndoshta edhe nuk kanë njohuri të përgjithshme mbi trashëgiminë tonë kulturore, por të mos jetë Kosova në UNESCO do të thotë të mos jetë qytetërimi botëror në gjirin e shteteve të cilat janë pjesë e UNESCO-s. Për pranimin e Kosovës në UNESCO duhen 95 vota “për”, që nënkuptonin dy të tretat e votave të përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse në Konferencë e Përgjithshme të UNESCO-s”, përfundoi ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...