Institucionet e Kosovës do t’i japin 7.2 milionë euro për shfrytëzim të 358 automjeteve me qira për 66 muaj. Për shfrytëzimin e një veture “Dacia SANDERO Ambiance” institucionet do t’i paguajnë 247 euro në muaj, derisa për shfrytëzimin e një automjeti “Renault Megan” do t’i paguajnë 347 euro në muaj.
Institucionet e Kosovës do t’i shpenzojnë më shumë se 7.2 milionë euro për 358 vetura të cilat ata do t’i marrin me qira për 66 muajt e ardhshëm.
Në bazë të dokumenteve që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se përmes një tenderi publik të zhvilluar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kompania “Automita” ka fituar 4 llote të tenderit “Shfrytëzimi afatgjatë i automjeteve me qira”, e ku vlera e të gjitha lloteve së është mbi 7.2 milionë euro, derisa kontrata mes autoritetit kontraktues dhe kompanisë fituese është nënshkruar më 16 dhe 24 tetor të këtij viti.
Në bazë të dokumenteve të siguruara nga gazeta shihet se për një veturë “Dacia SANDERO Ambiance” institucionet që do ta përdorin atë do ta paguajnë një qira mujore prej 247 eurosh, apo në total më shumë se 16 mijë euro.
Por në uebfaqen e kompanisë “Automita” shihet se çmimi i kësaj veture sillet rreth 9 mijë euro. Po ashtu për shfrytëzimin e veturës tjetër “Renault Megan” institucionet që e shfrytëzojnë atë do ta paguajnë një qira mujore prej 347 eurosh, apo në total rreth 23 mijë euro për 66 muaj.
Në kontratën e siguruar thuhet se kompania “Auto Mita” ka përgjegjësi që ta bëjë kontrollin teknik, sigurimin e automjeteve, regjistrimin, servisimin e rregullt, apo sipas nevojave edhe ndërrimin e gomave verore dhe dimërore, si dhe mirëmbajtjen, riparimin dhe çdo shpenzim tjetër gjatë periudhës 5-vjeçare.
Por, në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile në vend thonë se institucionet e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të shpenzojnë miliona euro për automjete, ndonëse kohëve të fundit është folur dhe është raportuar shumë për keqpërdorim të veturave zyrtare.
Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, thotë është e pakuptimtë që institucionet të marrin automjete me qira kundrejt një çmimi më të lartë sesa është vlera e tij në treg.
“Nuk ka logjikë kjo që ndodh. Nëse vërtet ju duhen automjete, atëherë është më mirë që institucionet t’i blejnë vetë ato automjete, pasi që janë më të lira sesa qiraja e tyre”, ka thënë ai .
Sipas tij, përmes tenderëve të mëdhenj po përfitojnë individë të caktuar e derisa në anën tjetër po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit.
“Dacia SANDERO Ambiance”
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës 20
Ministria e Punëve të Brendshme 1
Shërbimi Korrektues i Kosovës 20
Dogana e Kosovës 5
Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës 52
Komuna e Prishtinës 30
Ministria e Infrastrukturës 26
Total: 154
“Renault Megan”
Ministria e Kulturës 10
Administrata Tatimore e Kosovës 40
Ministria e Administratës Publike 6
Zyra e Presidentit 5
Ministria e Infrastrukturës 10
Ministria e Drejtësisë 10
Shërbimi Korrektues i Kosovës 10
Dogana e Kosovës 15
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 2
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit 4
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës 4
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal 4
Sekretariati Këshillit Gjyqësor të Kosovës 38
Komuna e Drenasit 2
Komuna e Fushë Kosovës 3
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare 1
Komuna e Lipjanit 8
Komuna e Prishtinës 30
Novobërda 1
Agjencia Qendrore e Prokurimit 1
Total: 204
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA