Institucionet e dala nga rezultati i zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit do të formohen para datës 10 shtator.
Burime të arbresh.info brenda PAN-it, janë të sigurt në sigurimin e votave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që për kandidat kanë liderin e PDK-së, Kadri Veselin.
Sipas të njejtit burim, edhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbështetje të mjaftueshme për të marrë mandatin për të qeverisur me vendin.
Ky burim, mohon mundësinë e zvarritjes së formimit të institucioneve në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të reja, në kohën kur do të mbaheshin edhe ato lokale, me 22 tetor.
Vazhdimi i seancës konstituive me shumë gjasë paralajmërohet se do të mbahet me 7 shtator, shkruan arbresh.info.
Përkundër kësaj, zyrtarë të AKR-së thonë se ende nuk ka një marrëveshje ndërmjet PAN-it dhe AKR, parti kjo që vazhdon të deklarohet se është në koalicion me LDK-në e Alternativën.
Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje edhe një herë të gjitha partive parlamentare në Kosovë që të veprojnë me përgjegjësi dhe të konstituojnë Parlamentin, të zgjedhin kryetarin dhe Qeverinë sa më shpejtë.
“Siç e kemi thënë edhe më parë: Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe qeveria e re duhet të punojë urgjentisht në reforma që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe ekonominë, të angazhohen në liberalizimin e vizave, të luaj rolin e saj në regjion dhe në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës,” thonë në BE, shkruan arbresh.info.
Sipas tyre, këto janë esenciale për progresin e Kosovës në agjendën e integrimit në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...