Institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë koordinimin në lidhje me zhvillimet e fundit në vend

12:35 | 1 Gusht 2022
arbresh.info

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë. Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

Tutje thuhet se do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme