Google ADS

Gratë deputete: Institucionet duhet t’i luftojnë sterotipet gjinore

15:47 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës, ka mbajtur sot një konferencë për medie në Fakultetin e Filologjisë, për nderë të Ditës së Gruas. Tema diskutuese ishte “Roli i gruas në shoqëri- Determinuese apo dekoruese”.

Në këtë panel diskutimi ishin, profesoresha e gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Remzie Shahini-Hoxha, Iliriana Alloqi- Tahirbegolli nga “Shoqëria Civile”, deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollqaku dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu.

Përfaqësuesja e “Paqës Studentore”, Donjeta Murselaj, në këtë diskutim u shpreh se kjo organizator i ka dhënë shumë hapësirë vajzave dhe grave për te drejtat e Tyre.

“Organizata “Paqja Studentore, është njëra ndër organizatat që gjithmonë është marr me aktivitetet të ndryshme, por ky aktivitet për gratë është ajo që neve na ka mbledhur këtu për rolin e gruas të jetë në pozicione të larta”, u shpreh Donjeta Murselaj, nga kjo organizatë.

Profesoresha e gazetarisë, Remzie Shahini- Hoxhaj, u shpreh se gratë duhet ti bëjnë tre beteja ndërsa meshkujt një.

“Tre betejat që i bënë një grua janë, familja, të jetë një nënë, dhe e zonja në tregun e punës, ndërsa burri vetëm një betejë që është ajo e profesionit”, u shpreh profesoresha Remzie Shahini- Hoxhaj.

Ajo në këtë panel diskutuese përmendi edhe stereotipet gjinore, ku gratë në Kosovë janë 13% që janë analfabete.

“Me fe dhe me shkencë femra duhet të edukohet. Por në bazë të kësaj nga mosha 25-45 vjeçare gratë në Kosovë janë analfabete, pra 13% e tyre nuk dijnë shkrim dhe lexim”, u shpreh profesoresha Shahini- Hoxhaj.

Ndërsa, Iliriana Alloqi- Tahirbegolli nga “Shoqëria Civile”, tha se studentët janë ata që po sjellin ndryshime, por kjo temë është e pamjaftueshme sepse duhet të vazhdohet rruga e femrës në shoqëri.

“Në aspektin biologjik dhe social femra është ajo që e vazhdon zhvillimin dhe socializmin. Femra e ka pozitën nëpër disa familje kur gruaja që është “ortake” ne punët me burrin në ara”, u shpreh Iliriana Alloqi- Tahirbegollli, nga shoqëria civile.

Iliriana Alloqi- Tahirbegolli tha se vetëm 79% të pronave janë në emër të meshkujve.

Mirëpo, deputetja Fatmire Mulhaxha- Kollqaku, tha në këtë diskutim tha se që në familje filon lufta që në familje.

“Në familje duhet të luftojmë për të drejtat tona, ne duhet t’i luftojmë këto stereotipie, por këto stereotipie duhet ti luftojnë institucionet qeveritare dhe se nuk duhet që një femër që të mos punësohet për shkak të bukurisë, por femra duhet që gjithmonë të pozicionohet e para”, u shpreh deputetja Kollqaku.

Për rolin e gruas në shoqëri, u shpreh edhe deputetja, Blerta Deliu, e cila tha se për 10 vitet sa ka përvojë si deputete, vetëm në tregun e punën janë 32.1% e grave të arsimuara, vetëm 12% prej tyre janë të punësuara nëpër institucione.

“Të flasësh për gruan në politikë për shkak se gruaja ka angazhime në jetën profesionale, është dekurajuese sepse nëse je grua në politkë duhet që gjithmonë të jetë zë i dëgjuar për shoqërinë. Në Kosovë ka ligje për femrat, është edhe Kushtetuta që garanton të drejtat e gruas, por që ende në Kosovë ekziston maskulizmi, por përfshirja e grave në tregun e punës është 32.1% te grave janë te arsimuara, ndërsa vetëm 12% e tyre janë të punësuara”, u shpreh deputetja, Blerta Deliu.

Ajo më tutje, shtoi se, 16.1% është përqindja që e ka Kosova te grave në pronë, ku femrat janë ato që nuk kanë pronë ndonëse ligji ja garanton, sepse përdorin si qëllim mos të marrin pronë që mos të ju prishet harmonia.

Deputetja, Blerta Deliu tha në fund se ndaj femrave është e përfshirë në shoqërinë tonë dhe ne duhet të kemi sanksione dhe me shumë ligje, që duhet të kemi nje barazi që duhet garantuar vlera të përgjithshme.

Në Kuvendin e Kosovës janë më shumë gra që udhëheqin komisione, por nuk ka gra që udhëheqin një grup parlamentar, ku Kosova vetëm një herë ka pasur një grua me mandat në “Zgjedhjet Lokale”, ka qenë vetëm, Mimoza Kusari-Lila, ndërsa në Mitrovicë ishte kandidate, Valdete Idrizi, në Pejë ishte Sabiha Shala.

1.1% janë të përfshira gratë nëpër institucione, vetëm 2 gra janë ministre në Kabinet Qeveritar, ku njëra ndër to është nga komitetet, që ka rolin e ushtrueses së detyrës. Në Qeverinë Haradinaj, janë gjithsej 60 zëvendësministre, ku vetëm 6 gra prej tyre janë zëvendësministre.

Të ngjashme