Google ADS

Institucionet 226 milionë euro borxhe

08:55 | 12 Prill 2019
Arbresh.info

 Në fund të vitit që lamë pas shuma e borxheve të  Institucioneve qendrore, lokale, por edhe të atyre të pavarura në vend ka arritur në 226 milionë euro.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prin me 161 milionë euro borxhe, duke pasuar nga Ministria e Infrastrukturës me 38 milionë euro.

Derisa prej komunave prin Gjilani me 7.7 milionë euro borxhe.

Në fund të vitit që lamë pas shuma e borxheve të institucioneve ndaj qytetarëve, por edhe ndaj kompanive private ka arritur rekordin në 226 milionë euro, nga 170 milionë euro sa kishte qenë më 31 dhjetor të vitit 2017.

Duke u bazuar në dokumentet zyrtare që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prin me 161 milionë euro borxhe, duke pasuar nga Ministria e Infrastrukturës me 38 milionë euro.

Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shihet se në fund të vitit që lamë pas ka pasur borxhe prej 2.4 milionë eurove.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme