Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit R. L., duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj.
Sipas njoftimit për media nga Gjykata Themelore në Gjilan, trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave ka ardhur në përfundim se i akuzuari R. L. në cilësinë e Inspektorit komunal të resurseve natyrore, gjatë periudhës kohore 2013 – 2014 në Kamenicë, me qëllim të vetit apo tjetrit t’i sjellë dobi të kundërligjshme, na vazhdimësi ka keqpërdorë pozitën apo autoritetin zyrtar duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe duke i ndihmuar në forma të ndryshme kompanitë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit.
“I akuzuari në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë instruksione kompanive për eksploatimin ilegal të rërës dhe zhavorrit, duke udhëzuar të njëjtat që të pajisen me dokumente fiktive doganore dhe të natyrave si mbulesë për ushtrimin e veprimtarive të tyre dhe operimin e tyre në mënyrë ilegale, të cilat ishin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 02/46, të datës 02.11.2011.”, njofton Gjykata.
I akuzuari ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...