Inspektorët te ‘kafet e vogla’, inspektojnë për masat mbrojtëse nga Covid 19

16:11 | 21 Qershor 2020
L G

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë më parë kanë prezantuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e mëtejme e koronavirusit.

E ndër të tjera ky manual parasheh edhe disa masa për sektorin e gastronomisë.

Për të parë nëse këto masa po respektohen nga stafi i kafiterive dhe vet konsumatorët, në teren ishin inspektorët e punës, Luan Kastrati dhe Gani Balaj. Gjatë inspektimit që u bë nën përcjelljen e stafit të arbresh.info u identifikua se kafiteritë në rrugën ‘Fehmi Agani’, të njohur si ‘kafet e vogla’ në kryeqytet po respektonin këto masa.

Inspektori, Luan Kastrati edhe një herë ua rikujtoi pronarëve të kafiterive masat për mbrojtje nga përhapja e mëtejme e koronavirusit.

“Stafi duhet të ketë maska dhe dorëza, distanca mes tavolina duhet të jetë 1.5 metra e distanca e ulëseve brenda tavolinës 1 metër. Dezinfektues duhet të ketë të hyrje lokalit dhe në disa vende brenda lokalit”, ka thënë ai.

Ai gjatë vizitës në një lokal tjetër tha se janë duke respektuar knaqshëm të gjitha kërkesat.

“Në Large Bar po marrim të dhënat e lokalit, vizita e inspektoratit për masat e marra për mbrojtje nga Covid është fokusuar kryesisht në maska, dorëza, dezinfektues dhe distancë. Lokali në fjalë kënaqshëm është duke i përmbajtur kërkesat e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Kastrati”.

Ndërsa inspektori, Gani Balaj në fund të inspektimit bëri thirrje që të masat dhe distanca të mbahen edhe nga qytetarët.

“Kjo zonë është më e frekuentuar nga të rinjtë, ne bëmë disa inspektime në lokale dhe lokalet janë duke i respektuar masat, por jo edhe qytetarët kështu që ju bëjmë apel edhe qytetarëve të mbajnë masat dhe distancën sociale”, ka thënë ai./arbresh.info/

Të ngjashme