Google ADS

Inspektorët tatimorë priten me kallashnikovë në Veri

23:25 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Inspektorët tatimorë gjatë aksionit të tyre për të bastisur katër lokacione të dyshimta ku biznese fiktive nga komunat veriore të vendit dyshohet se kanë lëshuar fatura fiktive për bizneset ne brendi të Kosovës priten me krismat e kallashnikovit.

Por, siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga Zubin Potoku, sigurojnë që bastisjet të kryhen sipas planifikimit.

Paralajmërimet se bizneset që janë duke u hetuar kanë ndikim dhe situata mund të përkeqësohet nga çasti në çast për shkak të ndjeshmërisë së zonës kanë bërë që masat e sigurisë të jenë të shtuara.

Operacioni është vlerësuar me rrezikshmëri të lartë ndërsa specialët janë ftuar të asistojnë hetuesit e ATK-së. Në një takim të shkurtër ndahen ekipet dhe shpjegohen detyrat.

“Kemi urdhër të gjykatës për bastisje në katër lokacione. Kërkojmë nga ju të na asistoni në bastisjet. Ne nuk e kemi vlerësuar ndonjë rrezikshmëri të lartë, por e kemi vlerësuar rrezikshmërinë të mesme, duke i krahasuar me veprat tjera nuk besoj se janë të dhunshëm personat e dyshuar. Ne kemi kërkuar nga ju nga katër policë në secilin lokacion ku do të kryhen bastisjet”, deklaron para eprorit të Policisë inspektori Murat Mehmeti para se të nisen për në lokacionet e dyshimta.

Pas sqarimeve me Policinë, me detyrat e tyre hetuesit dhe policët nisin përgatitjet për në aksion. Për shkak të detyrave specifike dhe terrenit jo shumë të njohur konsultimet zgjasin edhe pak minuta në oborrin e stacionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme