Inspektorët shëndetësorë po insistojnë në vazhdimin e grevës, duke kërkuar që të paguhen njëjtë si specialistët shëndetësorë. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë duke shikuar mundësinë e realizimit të tyre.
Inspektorati Shëndetësor ka vazhduar me grevë. Kërkesa e tyre është të paguhen njëjtë sikurse mjekët specialist që punojnë në institucione publike shëndetësore.
Diana Shehu – Devaja nga këshilli i grevistëve, përmes një përgjigje elektronike, tha se greva do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat e tyre, adresuar Ministrisë së Shëndetësisë.
“Kërkesë e Inspektoratit Shëndetësor është që të bëhet barazvlersimi i pagesë me pagë të profesionistëve shëndetësorë. Kërkesa e dytë është që inspektorëve t’i ruhen licencat e mjekëve. Dhe kërkesa jonë e tretë është rritja e numrit të stafit. Inspektorati Shëndetësor do të vazhdojë me grevë, derisa këto kërkesa të realizohen në pajtim me legjislacionin në fuqi”.
Në anën tjetër këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Albatrit Matoshi, ka thënë se kërkesa e Inspektoratit Shëndetësor janë duke u shqyrtuar dhe po shikohet mundësia e realizimit të tyre.
“Ministria e Shëndetësisë ka biseduar dhe diskutuar me Inspektoratin Shëndetësor. Janë pajtuar që kjo çështje të adresohet dhe të bëhet përpjekje për t’u zgjidhur në rrugë institucionale. Ndërsa sa i përket shtimit të kapaciteteve të Inspektoratit Shëndetësor, në bazë të ligjit të buxhetit për vitin 2019 është paraparë edhe shtimi i kapaciteteve, në mënyrë që puna në këtë institucion të jetë më e lehtë, më dinamike dhe të ketë një volum më të madh të punëve”, shprehet Albatrit Matoshi.
Aktualisht Inspektorati Shëndetësor përbëhet nga vetëm 10 inspektor që inspektojnë mbi 1500 institucione shëndetësore publike dhe private. Paga e aktuale e një inspektori është 460 euro. /RTV Dukagjini/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...