Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Mitrovicës ka ndërmarrë disa aksione për largimin e shitësve ambulant nga rrugët, sheshet dhe trotuaret e qytetit pa lejen e organeve kompetente të Komunës.
Sipas një komunikate, thuhet se angazhimet e inspektorëve komunal në drejtim të zbatimit të ligjit, eliminimit të parregullsive dhe ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, kanë filluar të japin rezultate të theksuara.
“Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në komunën e Mitrovicës, Ismet Syla, njoftoi për një varg aksionesh që inspektorët e tij i akne marrë ditëve të fundit për realizimin e objektivave të lartpërmendura”.
Kështu, aksionet janë ndërmarrë për largimin dhe asgjësimin e mallrave të cilat janë të pa përdorshme dhe me ndikim negativ në shëndetin e qytetareve, siç janë pijet e ndryshme jo alkoolike, prodhimet ushqimore, artikuj sanitar dhe prodhime ushqimore, të gjitha me afate të skaduar, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Sipas Sylës, gjatë ditëve të fundit janë asgjësuar mbi 12.000 litra lëngje dhe afër 800 kilogram artikuj ushqimor, sanitar dhe artikuj tjerë, që ishin pa origjinë të prejardhjes dhe pa deklaracion në gjuhen zyrtare, të konfiskuara nga Dogana e Kosovës.
“Kemi larguar nga trotuaret dhe vendet ku nuk lejohen, 6 pajisje pa leje të institucioneve, për fërgimin e patateve në sheshin e qytetit të Mitrovicës. Janë larguar edhe trampolinat pasi që ishin konservuar në Sheshin “Adem Jashari”. Inspektorët komunalë janë të ngarkuar me angazhime ditore për kontrollin e sheshit të qytetit, për largimin e auto-mjeteve lodra me akumulator për argëtimin e fëmijëve, si dhe janë duke bërë edhe shumë punë e aktivitete tjera në zbatim të ligjit dhe rregulloreve komunale, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe interesin publik e komunal”, th Syla
Përveç aktiviteteve të lartpërmendura, inspektorët komunalë gjatë tri ditëve të fundit kanë asgjësuar mbi 970 kilogram artikuj të ndryshëm me afat të skaduar nga subjekti afarist ETC në Mitrovicë, si dhe janë asgjësuar prodhime ushqimore dhe sanitare me afat të skaduar dhe mallra të dëmtuara janë larguar nga shitja dhe konsumimi.
Drejtori Syla bëri të ditur se Drejtoria të cilën ai e udhëheq, është në gatishmëri gjatë 24 orëve dhe në funksion e shërbim të qytetarëve. Ai kërkon bashkëpunim më të suksesshëm me qytetaret për sigurinë e shëndetin publik, sepse kjo është në interes të tyre./arbresh.info
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...