Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, duke filluar nga dita e sotme 22 tetor 2019 janë duke vepruar në teren, për të vëzhguar më për së afërmi keqpërdorimet.
Sipas kompanisë, qëllimi i këtij aksioni është verifikimi i konsumatorëve që keqpërdorin ujëmatësit, identifikimi i kyçjeve ilegale si dhe verifikimi i objekteve të reja që e shfrytëzojnë ujin e pijshëm e që ende nuk janë regjistruar si konsumatorë të KRU “Prishtina”.
“Kontrollime do të ketë në të gjitha zonat e operimit, e sot duke filluar nga fshati Llukar, rruga ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, duke vazhduar në lagjen Veternik, Hajvali, etj., me ç’rast ditën e shtunë më 26 tetor ekipi të kontrollës do i bashkëngjiten edhe ekipet e shkyçjes. Po fillojmë me zonat e lartë cekura duke vazhduar më pas edhe me zonat e tjera të shërbimit, gjithnjë duke u bazuar në të dhënat që kemi, që në këto zona po keqpërdoren ujëmatësit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, përcjell Telegrafi.
Në fund, kompania thotë se përmes kontrollorëve në teren do të veprojë deri në fund të vitit.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...