Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas lajmit se një tre vjeçar është rrahur në një prej çerdheve në Fushë Kosovë.
Nagavci dënoi ashpër dhunën, dhe tha se kushdo që ushtron dhunë duhet të marrë dënimin e merituar.
“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Nagavci, përcjell Arbresh.info
Ajo tha se sapo ta pranojnë raportin nga Inspektorati i Arsimit, do t’i ndërmarrin masat e menjëhershme.
Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar. ‘Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Një fëmijë i moshës tre vjeç është rrahur fizikisht nga edukatoret e një çerdhe në Fushë Kosovë.
Fatos Geci, njëherit edhe familjari i fëmijës, thotë se nipi i tij ka pësuar trauma psikike, dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me këtë rast./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Fëmija 3 vjeç rrahet brutalisht e ngrehet zvarrë në një çerdhe shtetërore në Fushë Kosovë
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...