Inspektorati Policor i Kosovës ka mbajtur ceremoni me rastin e përvjetorit të 17-të.
Me këtë rast u bë edhe nënshkrimi i Deklaratës për themelimin e Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore.
Kreu i IPK-së, Kushtrim Hodaj tha se themelimi i Forumit Rajonal vjen pas konferencës rajonale së mbajtur në Prizren ku një prej konkluzioneve ishte ai për themelimin e forumit të përbashkët të agjencive të mbikëqyrjes/kontrollit policor të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Falënderim i veçantë për ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme, në trajnime e mbështetje me pajisje. Kemi luftuar korrupsionin në Polici në tri pikat kufitare dhe jo vetëm. Bashkëpunojmë me Prokurorinë, AKI-në, Avokati i Popullit, Agjencinë Kundër korrupsion dhe institucione që kanë synim fuqizimin e sistemit”.
“Bashkëpunim kemi edhe me shtet e rajonit. Në maj të këtij viti mbajtëm konferencë rajonale, prandaj sot është një ditë e veçantë sepse do të nënshkruajmë Deklaratën për themelimin e Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore. Do të shërbejmë për shkëmbim të informacioneve”.
Gjithashtu, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, IPK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar edhe dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e IPK-së./EO
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...