Inspektorati mbyll mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

16:35 | 24 Qershor 2024
E.G

Mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë një aksioni inspektimi të realizuar nga 3 deri më 8 qershor.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimit, ndaj këtyre bizneseve janë shqiptuar edhe afër 50 masa ndëshkuese.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate)”, njofton ministria.

Mes të tjerash bëhet e ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë./Arbresh.info/

Të ngjashme