Inspektorati i Shëndetësisë identifikon katër institucione të palicencuara në katër komuna

17:47 | 4 Shtator 2023
E.G

Inspektorati i Shëndetësisë ka identifikuar katër institucione shëndetësore private të cilat kryenin veprimtari të paligjshme, respektivisht të palicensuara në komunën e Prishtinës, Pejës, Ferizajt dhe Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit, Inspektorati i Shëndetësisë sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin public, shkruan Arbresh.info.

“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe dispozitave të tjera në funksion të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve mjekësore dhe kujdesit ndaj qytetarëve në Institucionet Shëndetësore.”, thuhet në njofitmin e Ministrisë.

“Ndaj shkelësve të ligjit nuk do të ketë asnjë tolerancë. Subjektet të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore duhet të respektojnë të gjitha rregullat e parapara me ligj për ushtrim të veprimtarisë. Së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese pas përfundimit të procedurave rekrutuese të 25 inspektorëve të rinj shëndetësor, me pranimin e të cilëve numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani.”, thuhet tutje.

Ndër të tjera, bëher apel ndaj qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore.

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore.”, njofton Ministria./Arbresh.info

Të ngjashme