Inspektorati i Punës ka nisur vitin me ashpërsimin e masave ndaj shkelësve të Ligjit të Punës.
Vetëm në këtë periudhë dy mujore, Inspektorati i Punës ka shqiptuar mbi 200 gjoba, përfshirë këtu sektorin privat dhe institucionet publike.
“Sektori i ndërtimtarisë, është një ndër fushat që nuk ofron siguri të mjaftueshme për punëtorët në vendin e punës. Por nga kjo nuk janë të përjashtuar as veprimtaritë e tjera private apo ato publike”, këtë e thotë kryeinspektori në Inspektoratin e Punës, Basri Ibrahimi.
Ai thotë se viti i kaluar është përmbyllur me 14 raste të vdekjeve në vendin e punës dhe me mbi 50 të lënduar.
Në një prononcim për Radio Kosovën, kryeinspektori Ibrahimi tha se “kanë ashpërsuar masat e sigurisë, ndërsa vetëm në këtë dy mujor janë shqiptuar mbi 200 gjoba”.
Ibrahimi paralajmëroi se nga një prilli, inspektorati ka paraparë masa rigoroze, me qëllim të vetëdijesimit të punëdhënësve, për sigurinë e punëtorëve në vendet e tyre të punës.
“Për Planin e Punës për vitin 2018, Inspektorati i Punës, që aktualisht numëron 50 inspektorë, ka paraparë fushata vetëdijesuese për shumë veprimtari si: kompani ndërtimore, hoteleri, markete të vogla dhe të mëdha, kompani të sigurimeve fizike, e të tjera”, ka deklaruar ai.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...