Inspektorati i Prishtinës, ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.
Në njoftimin për media nga ky Inspektorat thuhet se aksioni po bëhet për të krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës.
“Ky aksion është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës. Me këtë iniciativë, synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ky hap tregon angazhimin e institucioneve për një Prishtinë më të pastër dhe të organizuar./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag