Me kërkesë të banorëve të lagjes Dardania, Inspektorati i Kryeqytetit sot ka ndërhyrë në një njësi banesore private të pabanuar e cila ishte subjekt i inspektimit edhe gjatë viteve të kaluara.
Lidhur me rastin, Inspektorati i Ndërtimit ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore duke larguar mbetjet inerte dhe mbeturina të tjera dhe duke vendosur rrethoja, gjegjësisht duke e mbyllur qasjen në këtë njësi banesore për të pamundësuar kështu hyrjen e personave të pa autorizuar dhe hedhjen e mbeturinave brenda saj, njofton klankosova.tv.
Kështu njoftoi inspektorati përmes një postimi në Facebook.
“Me këtë rast, Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore duke larguar mbetjet inerte dhe mbeturina të tjera të cilat ishin hedhur nga persona të papërgjegjshëm në atë hapësirë si dhe duke vendosur rrethoja, gjegjësisht duke e mbyllur qasjen në këtë njësi banesore për të pamundësuar kështu hyrjen e personave të pa autorizuar dhe hedhjen e mbeturinave brenda saj”.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...