Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u ka dorëzuar një kërkesë Qeverisë dhe deputetëve për rishikimin e koeficientëve.
Në këtë kërkesë thuhet se Inspektorati i MMPH-së në këtë “Projektligjin për Pagat” është diskriminuar sa i përket koeficienteve.
“Ne duhet të trajtohemi njëjtë sikurse Policia e Kosovës, Doganat dhe të gjitha Inspektoratet tjera në nivel qendror. Zgjidhja e këtij problemi do të ishte si:
1.Të ngritët koeficienti dhe te harmonizohet me të tjerat kategori.
2.Të futet ne Nenin 12 Shtesa të posaçme të Projektligjit për Pagat sikurse Policia dhe Dogana.
3.Të futet ne kolonën Titulli i pozitës kategori e posaçme ‘Inspektorët e nivelit qendror’ si dhe për nivelin lokal.
4.Ose te tërhiqet projektligji dhe te kthehet në piken 0 (zero)”,, thuhet në kërkesë.
Në rast se nuk trajtohen kërkesat tona Inspektorati i MMPH-së ka paralajmëruar se do të futët në grevë.
Kërkesa e plotë:
Kërkesë për rishikimin e koeficienteve
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka staf profesional
si: inxhinier, teknolog, arkitekt, ekolog dhe profesionist tjerë të fushës së
mjedisit. inspektoret e MMPH-së mbajnë përgjegjësi për cilësinë e Mjedisit (ujit,
ajrit dhe tokës) dhe cilësisë së ndërtimit dhe planifikimit hapësinor. Inspektorët
çdo ditë janë të ekspozuar rrezikut gjatë mbikëqyrjes inspektuese të fabrikave,
gurorëve, minierave, depove me substanca kimike, depove te mbeturinave komunale,
kafshë të egra dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me vetë mjedisin. Po ashtu edhe pse
ky inspektorat e ka të drejtën ligjore (Ligji Nr. 04/L-175, neni 20) edhe të
kompensimit (rrezikshmërisë) kur nuk e ka gëzuar këtë të drejtë sikurse e gëzojnë
inspektorët e Inspektorateve tjera.
Inspektorati i MMPH-së në këtë “Projektligji për Pagat” është diskriminuar sa i
përket koeficienteve dhe ne duhet të trajtohemi njëjtë sikurse Policia e Kosovës,
Doganat dhe të gjitha Inspektoratet tjera në nivel qendror.
Zgjidhja e këtij problemi do të ishte si:
Policia dhe Dogana.
3. Të futet ne kolonën Titulli i pozitës kategori e posaçme ‘Inspektorët e nivelit qendror’ si dhe për nivelin lokal.
Këshilli sindikal i Inspektoratit të MMPH-së e mirëpret trajtimin e kësaj shkrese dhe këtyre kërkesave.
P. s.:
Në qoftë se nuk trajtohen kërkesat tona Inspektorati i MMPH-së do të futët në grevë.
Me respekt,
Vehbi Spahiu
Udhëheqës i Këshillit Sindikal të Inspektoratit të MMPH-së
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...