Inspektorati i Kryeqytetit ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci lidhur me lirimin e një prone që i takon kësaj ministrie.
Drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi, ka pohuar se: “Mbrojtja dhe lirimi i pronave të ministrisë që udhëheq ministri është përgjegjësi e tij dhe e institucionit që ai drejton, dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me Kryeqytetin apo Inspektoratin e Kryeqytetit.”
Dushi ka theksuar rëndësinë e mirëkuptimit të qartë të detyrave dhe përgjegjësive të caktuara nga legjislacioni në fuqi, duke vënë në dukje rolin specifik dhe të pavarur të Inspektoratit të Kryeqytetit në këto procese.
“Inspektorati i Kryeqytetit mbron dhe liron, sipas autorizimeve ligjore, vetëm pronën publike – atë të Kryeqytetit. Pavarësisht kësaj, ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues dhe kemi organizuar disa takime me zyrtarët e Ministrisë për t’i ndihmuar në sqarimin e procedurave ligjore dhe veprimeve të nevojshme për lirimin e pronës së tyre. Ne ishim të gatshëm të asistojmë edhe përmes kompanisë sonë të kontraktuar për rrënimin e ndërtimeve pa leje, por kemi marrë udhëzime nga Zyra Ligjore e Kryeqytetit se kontrata jonë vlen vetëm për Komunën e Prishtinës dhe nuk mund të aplikohet për institucione të tjera.”
Për këtë arsye, Inspektorati i Kryeqytetit thekson se nuk mund dhe nuk do të veprojë në kundërshtim me kontratën dhe ligjin, duke i përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e të tretëve, në këtë rast të ministrit Peci./Arbresh.info
Vuçiç reagon pas protestës së mijëra qytetarëve në Beograd: ...
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP...
Parashikimi i motit për nesër
Pesë shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë mung...
Këto janë mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmij...
Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes