Krye-inspektorati i Ministrisë së Arsimit tashmë ka filluar të merret me çështjen e drejtorit të Qendrës Sociale-Edukative “Don Bosko”, Don Izidor Llukiq, për të parë nëse ka shkelje të të etikës, rregullores së shkollës dhe legjislacionit në fuqi.
Këtë e ka thënë për Indeksonline, drejtori i inspektimit të Arsimit, Defrim Gashi i cili shton se kjo cështje është më e thellë dhe duhet të kryhen hetim edhe nga organe tjera.
“Kemi filluar të merremi me këtë rast. Mirëpo, kjo është një çështje edhe më e ndjeshme dhe më e thellë dhe inspektorati nuk është për hetime ndaj individëve, vetëm çka lidhet me procesin edukativo-arsimorë merremi ne për çështjet tjera janë organet tjera. Ne do të veprojmë në harmoni me legjislacionin ndaj gjithë atyre që kanë shkelur etikën dhe rregulloret e shkollës dhe legjislacionin”, ka thënë Gashi.
Indeksonline ka tentuar të flas edhe njëherë me Don Izidorin por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur me arsyetimin se drejtori i kësaj shkolle është i zënë dhe do lajmërohet sa më parë që të ketë mundësi. Mirëpo, deri më tash ai ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.
Megjithatë, gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime nga shkolla “Don Bosko” , e cila i ka quajtur shpifje shkrimet e mediumeve në lidhje me drejtorin.
Sipas tyre, me anë të këtyre shkrimeve po tentohet të njolloset figura e drejtorit të QSE “Don Bosko”.
“Bëjmë me dije se fotot janë të nxjerra nga konteksti publik të cilat janë bërë ndër vite, ndërsa janë publikuar për qëllim të vetëm shantazhimin e drejtorit dhe hedhjen baltë mbi punën edukative që kjo Qendër bën për shumë vite në Kosovë. Jemi të sigurt se këto janë shpifje nga ish-punonjës të cilët, për hakmarrje personale, sulmojnë drejtorin për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës me ta”, thuhet në reagimin e tyre.
Dy ditë më parë janë publikuar disa fotografi të drejtorit të “Don Boskos ”Don Izidor Llukiq, i cili është edhe priftë nga famullia e Prishtinës, ku shihet në shumë fotografi me nxënëse të shkollës së tij.
Madje, në disa fotografi afërsia e tij me nxënëset e shkollës duket që i tejkalon raportet drejtor –
nxënës. Jo në pakë foto Don Izidori shihet në përqafimin e nxënëseve të shkollës, madje edhe në disa pozita të palakmueshme
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...