Google ADS

Inspektorati gjenë parregullsi në disa biznese të Podujevës, shqiptohen vërejtje

14:46 | 9 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Komuna e Podujevës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë evidentuar parregullsi në disa biznese nga inspektorët komunalë.

Në njoftim thuhet se u janë shqiptuar vërejtje dhe janë paralajmëruar se në rast të mosrepektimit të vendimeve nga Drejtoria e Inspektoratit do t’u shqiptohen gjoba kundërvajtëse.

Drejtoria e inspeksionit vazhdon kontrollimin e kafiterive, pastiqerive dhe fastfood-ve

Drejtoria e inspeksionit ka vazhduar aksionin për inspektimin e të gjitha kafiterive, pastiqerive dhe të gjitha bizneseve të cilat operojnë në Komunën e Podujevës në rrugët “Skenderbeu”, “Nuhi Gashi” dhe “20 Qërshori”.

Janë shqiptuar vërejtje pasi që gjatë kontrollave janë evidentuar parregullsi të ndryshme në këto biznese. Në rast të mosrespektimit të vendimeve nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit dhe ligjeve në fuqi ndaj tyre do të shqiptohen gjoba kundërvajtëse.

Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me kontrolle të tilla në vazhdimësi dhe ftohen qytetarët që për çdo parregullsi të adresojnë ankesat në Drejtorinë e Inspeksionit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme