Gjithashtu së bashku edhe në koordinim me Policinë është kërkuar rrespektimi i orarit kohor të lejuar për veprimtari të këtyre subjekteve. Aktivitet i vazhdueshëm është duke u zhvilluar me kërkesa drejtuar qytetarëve që të bartin maskat gjatë gjithë kohës sipas masave të parapara.

Inspektorate komunale janë duke punuar me orar të zgjatur në të gjitha komunat e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave për të luftuar me situatën e krijuar si pasojë e pandemisë Covid 19.

Inspektimet janë të përbashkëta në mes Inspektorëve Komunal, Inspektorëve të AVUK, Inspektorëve të Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë dhe Policisë së Kosovës, dhe këto inspektime do të jenë të vazhdueshme deri në respektim të plotë të vendimeve të Qeverisë.

Këto inspektimet janë bërë në të gjitha komunat dhe kanë për qëllim të kenë një koordinim sa më të mirë në mesë të gjitha institucioneve të cilat janë bartëse në inspektim të masave Anticovid.