Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka gjobitur me 2000 euro Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi ka shkelur masat anti-Covid në një mbledhje të mbajtur në kryeqytet.
Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se askush nuk do të amnistohet, transmeton Arbresh.info.
Ai tutje ka bërë thirrje për respektim të masave anti-Covid në të kundërtën ka paralajmëruar gjoba.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1. Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...