Inspeksioni në Prishtinë gjobit VV-në me 2000 euro

11:15 | 4 Shkurt 2021
Arbresh.info

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës, e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 2000 euro, për tubimin e organizuar mbrëmë në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Askush mbi ligjin! Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. 2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!” – ka shkruar në Facebook drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme