Inspekcioni i Komunës, është duke i vëzhguar më vëmendje fabrikat që ditë më parë i ka mbyllur për shkak të aktiviteteve të tyre prodhuese pa leje përkatëse dhe të ndotjes së ambientit.
“Inspekcioni Komunal ka mbyllur fabrikën për përpunimin e gomave deri në përfitimin e vajrave industriale “BN 01 Rycikling”, sh.p.k dhe fabrikën për riciklimin e vajit të përdorur më parë, deri në përfitimin e vajit industrial “Bass Partners”, sh.a., për shkak të ndotjes së ambientit dhe të veprimtarisë pa leje përkatëse”, thuhet në kumtesën e komunës, përcjell Klan Kosova.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Hysni Ahmeti, ka thënë se vazhdimisht është në vëzhgim të këtyre fabrikave, për të pamundësuar vazhdimin e prodhimit në mënyrë ilegale.
Sipas tij, Bass Partners nuk është duke e respektuar vendimin e organit komunal për ndërprerjen e aktivitetit prodhues deri në momentin kur të pajiset me leje përkatëse.
“Më 20.05.2018 policia ka intervenuar në ambientet e punës të kësaj fabrike për shkak se janë vërejtur aktivitete prodhuese me ç’rast sërish është konstatuar se fabrika nuk është pajisur me leje përkatëse për rifillimin e prodhimit, të cilën e lëshon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Policia ka hasur në fabrikë punëtorët të cilët ishin duke punuar, andaj edhe i ka detyruar që të ndërprenë prodhimin, që është kërkesë e vazhdueshme e jona”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është për keqardhje mos intervenimi me kohë i zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit.
“MMPH e ka vendimin e organeve komunale të inspekcionit për të ndërprerë aktivitetet prodhuese pa lejen e tyre që nga data 27.03.2017, por ajo asnjëherë nuk ka lëshuar asnjë vendim për vazhdimin e aktiviteteve prodhuese të kësaj fabrike. Qëllimi ynë është që kjo fabrikë dhe të tjerat si kjo, të mos punojnë pa leje, por të pajisen me to dhe të respektojnë kriteret për mos ndotjen e ambientit”.
Sipas tij në fabrikën “Bass Partners” edhe pas vendimit për ndërprerjen e prodhimit, kanë hyrë rreth 30.000 litra vaj të përdorur si lëndë e parë për të vazhduar aktivitetin e vet prodhues, për çka edhe janë kyçur edhe hetuesit policorë për të hulumtuar prejardhjen e mallit.
Drejtori Ahmeti u ka bërë me dije drejtuesve të fabrikave se Inspekcioni Komunal është i vendosur që të mos lëshojë në asnjë mënyrë pe sa i përket pajisjeve me leje përkatëse dhe mbrojtjen e ambientet nga aktivitetet e dëmshme prodhuese, pa marrë parasysh kërcënimet dhe shantazhet eventuale.
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...