Google ADS

Inspekcioni largon disa lokale në Parkun e Qytetit

15:11 | 5 Maj 2023
A. B.

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se sot ka bërë lirimin e hapësirave publike në Parkun e Qytetit, të cilat shfrytëzoheshin nga disa lokale të gastronomisë.

Drejtoria e Inspekcionit ka bërë të ditur se ka rikthyer edhe rrethojat e dëmtuara në Parkun e Qytetit.

“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës sot ka bërë lirimin e hapësirave publike në Parkun e Qytetit të cilat shfrytëzoheshin nga disa lokale të gatronomisë të cilat veprojnë në afërsi të parkut. Gjithashtu janë rikthyer rrethojat e dëmtuara e të larguara të Parkut të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirave të parkut nga uzurpimi dhe dëmtimi”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjerash, thuhet se në hapisrat e dëmtuara do të rikthehen hapësira të gjelberta.

“Në ndërkohë në këto hapësira të dëmtuara sërish do të rikthehen hapësirat e gjelbëra dhe Parku do të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastërt për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme