Përballja publike e kandidatëve për president të SHBA-ve, Donald Trump dhe Joe Biden ka ndezur një tjetër debat edhe në rrjetet sociale.
“Inshallah” fraza e përdorur nga Joe Biden gjatë momenteve tensionuese me Trump që ka sjellë reagime të shumta, shkruan portali arbresh.info
Për portalin arbresh.info Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu e ka shpjeguar kuptimin e kësaj fjale.
Ai ka thënë se kjo fjalë përdoret edhe tek ne gjithmonë në aspektin pozitiv.
“Kur njerëzit kanë një qëllim për të realizuar në të ardhmen, thonë “Insha-allah do të vijë, Insha-allah do të takohemi”- tha Sejdiu.
Të gjithë këto shprehje përdorën edhe në popullin tonë edhe tek çdo besimtar mysliman.
Kjo fjalë e tregon një lloj të besimit në Zotin e Madhërishëm- tha tutje Imami.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë me Imamin Bahri Sejdiu:
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?