Profesori universitar, Vigan Qorrolli ka paralajmëruar kundër ndryshimeve kushtetuese për formimi e Asociacionit.
Ai ka thënë se pa këto ndryshime Asociacionit, edhe po t’i dalin brinat siç shkruan ai nuk ka gjasa që të bëhet pushteti i katërt, shkruan portali arbresh.info
“Nuk eshte i rrezikshem hapi i themelimit pa ndryshime kushtetuese te Asociacionit. Pa to, ai s’do mund te jete institucion normavenes dhe po t’i dalin brinat s’ka gjasa te behet pushtet i katërt”, shkruan Qorrolli.
Por, sipas profesorit inkorporomi i tij në Kushtetutë, do bëhej Kosova më zi se Bosnja në termet juridiko-politike.
“Rreziku fundamental eshte inkorporimi i tij ne Kushtetute — qe do t’i hapte rruge nje deshire te madhe te Serbise dhe te monstrumit te saj politik ne ?? — Lista Srpskas per shnderrimin e Parlamentit te Kosoves ne nje institucion bikameral (dydhomesh). Atehere do beheshemi me zi se Bosnja, terr e pertej territ juridiko-politik”, përfundon profesori.
Kujtojmë se ishte përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i cili tha sot në Serbi se Kushtetuta nuk është Bibël e cila nuk mund të ndryshohet./arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...