Iniciohen pesë raste dhe trajtohen pesëdhjetë e katër raportime në nivel vendi

20:47 | 14 Nëntor 2021
L G

Policia e Kosovës, gjatë realizimit të planit operativ për zgjedhjet lokale-balotazhi 2021, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka iniciuar pesë (5) raste dhe ka trajtuar pesëdhjetë e katër (54) raportime në nivel vendi.

“ Bazuar në informacionet e siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, deri në mbylljen e qendrave të votimit janë trajtuar rastet sipas rajoneve; në Prishtinë (14) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Mitrovicë Jugu (3) raportime dhe (1) rast i iniciuar, në Pejë (4) raportime dhe (2) raste të iniciuara, në Gjakovë (11) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Prizren (13) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Ferizaj (5) raportime dhe asnjë rast i iniciuar si dhe në Gjilan (4) raportime dhe (2) raste të iniciuara”, njofton policia.

“Rastet e iniciuara me vendim të prokurorëve kompetent janë pesë (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë ” Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, (1) rast po ashtu në Junik – Pejë ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri ” Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt, një rast në Viti-Gjilan “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, si dhe një rast Kamenicë-Gjilan “Dhënie dhe marrje e ryshfetit lidhur me votimin”, ku dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme