Edhe pse nuk është pjesë e Kuvendit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka vizituar për punë edhe sot organin ligjvënës të vendit.
Mustafa tha se u takua me deputetët e komuniteteve nga 6+, të cilët u shpërbënë dje pas largimit të deputetit Adem Hoxha.
Pas vizitës, i pari i LDK-së tregoi se në fillim të dhjetorit partia e tij do të organizojë tryeza politike me partitë e tjera për çështjen e Presidentit. Por analistët po vlerësojnë se shumë herë këto tryeza nuk sollën rezultate.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vazhduar edhe të martën tentimet për të arritur një marrëveshje me partitë politike për postin e Presidentit.
Pas një vizite që ia bëri Kuvendit, Mustafa ka treguar se në fillim të dhjetorit, do të takohen bashkë me partitë e tjera.
“Mendojmë në fillim të dhjetorit ose javën tjetër, ose pak më vonë, të ulemi dhe të organizojmë një tryezë të përbashkët me subjektet politike parlamentare me ata që janë të gatshëm të marrin pjesë dhe të bëjmë përpjekje të gjejmë një zgjidhje. Sipas opinionit tonë është më mirë të gjendet tani se të shkojmë në zgjedhje e të përsëritim situatën e njëjtë”, ka deklaruar Mustafa.
Mirëpo këto tryeza, sipas analistit politik Faton Abdullahu, shumë herë janë treguar të pa suksesshme.
“Jo gjithmonë tryezat e kësaj natyre janë treguar të suksesshme sepse janë jashtë institucioneve, pavarësisht se i bëjnë përfaqësuesit e qytetarëve, por për shkak se situata është e bllokuar ja vlen të provohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Faton Abdullahu.
Në këto takime, sipas profesorit universitar Blerim Burjani mund të provohen disa mundësi, në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
“E para si variantë është që këta të kenë një marrëveshje konsensuale ndërmjet tyre, ta zgjerojnë qeverinë, ta zgjedhin një President, e dyta të gjejnë një person tjetër adekuat nga bota akademike për t’i dhënë mundësinë dhe për të bërë një President me votat e Kuvendit të Kosovës, duke përfituar të gjitha votat e partive politike në Kuvend dhe varianti i tretë e fundit është që nëse nuk ka asnjë zgjidhje, shtetit të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi Burjani.
Prej 5 nëntorit, Kosova ka mbetur pa President. Vendin e Hashim Thaçit, i cili dha dorëheqje pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale, e ka zënë si ushtruese detyre, Vjosa Osmani.
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...