Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”.
Konjufca i falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin e tyre në këtë program, që bën së bashku të rinj profesionistë nga mërgata, me dëshirën për të kontribuuar në promovimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe socio-kulturor të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Duke theksuar rolin pozitiv që angazhime të tilla luajnë në forcimin e lidhjes së mërgatës me Kosovën, kryetari Konjufca tha se, të lindur dhe rritur në vende si ShBA-ja, Gjermani, Britania e Madhe, Franca, Italia, Belgjika etj., ata do të kenë mundësinë që në institucionet e Kosovës ku tashmë janë angazhuar, të jenë një vlerë e shtuar, sa domethënëse aq edhe e rëndësishme.”, thuhet në komunikatë.
Pjesëmarrësit në programin “Citizen Diplomacy Fellowship”, iniciativës së financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe e konsideruan këtë program një mundësi shumë të mirë për të angazhuar potencialin e mërgatës sonë dhe që organizon vullnetin për të dhënë sa më shumë kontribut për Kosovën./Arbresh.info/
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...